• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bajdeni do të bisedojë me familjen për të ardhmen e fushatës së tij

Bajdeni do të bisedojë me familjen për të ardhmen e fushatës së tij

Uashington, 30 qershor 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden sot në Kamp Dejvid do të bisedojë me familjen e tij për të ardhmen e fushatës së tij për rizgjedhje. Pas debatit që u emetua në Si-En-En të enjten, shumë demokratë shprehën shqetësim rreth aftësisë së tij që ta fitojë ish presidentin Donald Tramp, transmeton En-Bi-Si Njuz.

Udhëtimi i Bajdenit ishte planifikuar para debatit të së enjtes. Ai dhe zonja e parë Xhill Bajden iu bashkëngjitën aty fëmijëve dhe nipërve të tyre. 

Deri më tani, liderët më të lartë të partive kanë shprehur mbështetje publike për Bajdenin, duke përfshirë postime në Tuiter nga ish-presidentët Barak Obama dhe Bill Klinton. Demokratë të lartë të kongresit, duke përfshirë Hakim Xhefris nga Nju Jorku, Xhim Klajburn nga Karolina e Jugut dhe Nensi Pelosi nga Kalifornia, kanë shprehur privatisht shqetësime për qëndrueshmërinë e tij, thanë dy burime të njohura me ato bisedime, megjithëse të gjithë e mbështesin publikisht presidentin.

Një anëtar demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve, i cili beson se Bajdeni duhet të tërhiqet nga gara, por ende nuk e ka thënë atë publikisht, deklaroi për En-Bi-Si se tre kolegë të tij ia kanë shprehur qëndrimin e njëjtë gjatë votimit në Dhomën e Përfaqësuesve të premten.

Drejtuesit e shtëpisë nuk u lëkundën publikisht, ndërsa kolegët e tyre mohuan se kishin shprehur dyshime pas dyerve të mbyllura.

"Pelosi ka besim të madh te presidenti Bajden dhe mezi pret të marrë pjesë në inaugurimin e tij më 20 janar 2025", deklaroi Ian Kreger, zëdhënës i ish-kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve. "Çdo sugjerim se ajo ka nisur një proces tjetër thjesht nuk është i vërtetë", shtoi ai.

Kristi Stivenson, zëdhënëse e Xhefris, liderit të pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se shefi i saj "shumë herë edhe publikisht edhe privatisht ka shprehur mbështetje për presidentin Xho Bajden dhe listën demokratike nga lart poshtë".

Brijana Frias deklaroi se Klajburn, i cili udhëton në Uiskonsin këtë fundjavë për fushatën e presidentit, "ka besim të plotë në presidentin Xho Bajden dhe ekipin Bajden - Haris".

"Çdo raport që pretendon se kongresmeni ka shprehur gjithçka përveç mbështetjes së fortë për presidentin Bajden është krejtësisht i rremë", tha Frias.

Në të njëjtën kohë, ka një mirëkuptim midis demokratëve më të lartë se Bajdenit i duhet hapësirë ​​për të përcaktuar hapat e tij të ardhshëm. Ata besojnë se vetëm presidenti, në marrëveshje me familjen e tij, mund të vendosë nëse do të vazhdojë apo do të përfundojë herët fushatën e tij dhe se ai nuk do të reagojë mirë nëse ndihet nën presion.

"Vendimmarrësit janë dy persona - presidenti dhe gruaja e tij", tha një nga burimet e njohura me bisedimet, duke shtuar: "Kushdo që nuk e kupton se sa thellësisht personal dhe familjar do të jetë ky vendim, nuk është i njohur me situatën".

Ky rrëfim i presidentit dhe partisë së tij në krizë pak më shumë se katër muaj përpara zgjedhjeve që ata thonë se do të përcaktojnë fatin e demokracisë është nxjerrë nga intervistat me më shumë se një dhjetëra funksionarë, operativë, ndihmës dhe donatorë demokratë. Të gjithë folën në kushte anonimiteti për të përshkruar çështje të tilla të ndjeshme si nëse presidenti aktual mund të tërhiqej nga rizgjedhja dhe si mund të zëvendësohet në fletëvotim, njofton En-Bi-Si Njuz.

Pavarësisht nga fjalimi emocionues në një tubim në Karolinën e Veriut të premten që qetësoi disa nga aleatët e tij, Bajdeni u përshkrua nga një person i njohur me gjendjen e tij si i poshtëruar, pa besim dhe me dhimbje të vetëdijshme se imazhet e tij fizike në debat - sytë e fiksuar në distancë , gojëhapur - do të jetonte përtej presidencës së tij, së bashku me një performancë që ndonjëherë ishte e ngatërruar, jokoherente dhe e vështirë për t'u dëgjuar.

Një personalitet tjetër i njoftuar me dinamikën tha se Bajdeni në fund do të dëgjojë vetëm një këshilltar. 

Personaliteti i vetëm që ka ndikim të madh mbi të është zonja e parë, tha ky personalitet. "Nëse ajo vendos se duhet të ndryshohet kursi, do të ketë ndryshim të kursit".

Pas publikimit të këtij raporti, një burim i njohur foli dhe theksoi se tubimi në Kamp Dejvid nuk është takim formal familjar. 

Pritet që çdo bisedë për fushatën të jetë joformale ose mendim i mëvonshëm, tha burimi. 

"Askush nuk ulet në bisedë formale apo vendimtare", thotë ai Anita Dan, një nga këshilltaret më të afërta të Bajdenit. Ajo tha dje për "The Weekend" të MSNBC se bajdeni nuk ka diskutuar tërheqjen nga gara me ndihmësit e tij dhe se diskutimet e brendshme janë fokusuar në përparimin e mëtejshëm. fc/

Fotografia: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR