• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bajdeni dhe Si Xhinpini në telefon kanë biseduar për herë të parë që nga nëntori, njoftuan mediat shtetërore kineze

Bajdeni dhe Si Xhinpini  në telefon kanë biseduar për herë të parë që nga nëntori, njoftuan mediat shtetërore kineze

 Pekin, 2 prill 2024 (MIA)  - Presidenti amerikan  Xho Bajdeni dhe lideri kinez Si Xhinping kanë biseduar sot në telefon për herë të parë që nga nëntori kur u takuan në Kaliforni, njoftuan mediat shtetërore kineze.

 Televizioni shtetëror kinez raportoi se të dy liderët kanë biseduar për qëndrimet e tyre mbi marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Kinës, si dhe për çështje me interes të përbashkët.

Biseda mes të dyve u realizua në kushte të tensioneve të rritura në Detin e Kinës Jugore, si dhe përpara inaugurimit të presidentit të ri të Tajvanit muajin e ardhshëm. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR