• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bajdeni dhe Netanjahu ranë dakord për rrjedhje të pandërprerë të ndihmës për Gazën

Bajdeni dhe Netanjahu ranë dakord për  rrjedhje të pandërprerë të ndihmës për Gazën

Uashington, 23 tetor 2023 (MIA)  -  Presidenti i SHBA-së  Xho Bajdeni dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu kanë rënë dakord për një rrjedhë të pandërprerë të ndihmave humanitare në Rripin e rrethuar të Gazës, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

 Një kolonë e dytë kamionësh mbrëmë ka hyrë nga Egjipti në Rripin e Gazës.

 "Bajdeni dhe Netanjahu patën një bisedë telefonike ku konfirmuan se do të ketë një rrjedhë të vazhdueshme të kësaj ndihme të rëndësishme për popullatën palestineze në Gazë",  theksohet në kumtesën e presidencës amerikane.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR