• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bajdeni dhe Netanjahu biseduan në telefon për armëpushimin në Gazë dhe marrëveshjen për pengjet

Bajdeni dhe Netanjahu biseduan në telefon për armëpushimin në Gazë dhe marrëveshjen për pengjet

Uashington, 22 gusht 2024 (MIA) – Presidenti i SHBA-së Xho Bajden ka realizuar bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu për mënyrat e arritjes së progresit lidhur me armëpushimin potencial në Gazë dhe marrëveshjen për pengjet, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Biseda vijoi pas udhëtimit të sekretarit shtetëror amerikan Entoni Blinken në Lindjen e Afërt, e cila përfundoi të martën pa arritje të marrëveshjes mes Izraelit dhe grupit Hamas për armëpushimin në enklavën palestineze. Blinkeni dhe ndërmjetësit nga Egjipti dhe Katari shpresonin se me ndërmjetësimin amerikan do të ulen dallimet mes të dyja palëve në luftën 10-muajshe në Gazë.

“Presidenti Bajden bisedoi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, që ta shqyrtojnë marrëveshjen për armëpushim dhe lirim të pengjeve, si dhe përpjekjeve diplomatike për uljen e tensioneve rajonale”, bëhet e ditur në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Në bisedë janë të përfshirë edhe nënpresidentja Kamalla Harris, e cila nesër zyrtarisht do ta pranojë nominimin e Partisë Demokratike për kandidate – presidente në zgjedhjet e 5 nëntorit. 

Bajdeni gjendet në pushim familjar në luginën Santa Inez në Kalifornia. 

Në bisedimet për ndërprerjen e trazirave në luftën 10-muajshe, Hamasi kërkon tërheqje të plotë të Izraelit nga Gaza, duke përfshirë edhe nga i a.q. Korridori i Filadelfias – i ngushtë 14,5 kilometra pjesë e kufirit jugor të enklavës bregdetare me Egjiptin. 

Izraeli dëshiron ta ruajë kontrollin mbi korridor, të cilin e mori në fund të majit, pasi shkatërroi dhjetëra tunele nën të, për të cilët thotë se ishin shfrytëzuar për kontrabandë të armëve për grupet e armatosura në Gazë. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR