• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bajdeni është ende i aftë për detyrë, deklaroi mjeku i tij pas ekzaminimit të tij vjetor

Bajdeni është ende i aftë për detyrë, deklaroi mjeku i tij pas ekzaminimit të tij vjetor

Uashington, 29 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Xhozef Bajdnei, "mbetet i aftë për detyrë", ka shkruar mbrëmë mjeku i tij pasi i është nënshtruar një "ekzaminimi vjetor presidencial", pasi kreu i shtetit 81-vjeçar kërkon rizgjedhje.

 "Presidenti Bajden është një burrë 81-vjeçar i shëndetshëm, aktiv, i fuqishëm, i cili mbetet i aftë të kryejë me sukses detyrat e presidencës",ka  shkruar mjeku Kevin O'Konor në një memorandum prej gjashtë faqesh për shëndetin e presidentit pas një ekzaminimi në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare Uolter Rid që zgjati më shumë se dy orë e gjysmë.

Në letër shtohet  se Bajdeni "ndjehet mirë dhe se ekzaminimi i këtij viti nuk ka zbuluar probleme të reja". 

 Presidenti më i moshuar në historinë amerikane Bajdeni do të mbushte 86 vjeç deri në fund të mandatit të tij të dytë, nëse fiton.

Por votuesit përpara zgjedhjeve të këtij viti janë të shqetësuar për moshën e Bajdenit pasi panë gabimet e tij verbale, kollitje të shpeshtë, ecje të ngadaltë dhe madje edhe rënie nga biçikleta. 

 Pasi u kthye në Shtëpinë e Bardhë nga ekzaminimi, Bajdeni tha në një takim zyrtar për shëndetin e tij se "nuk ka asgjë ndryshe nga viti i kaluar" dhe tha: "Mendojnë se dukem shumë i ri".

 Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Zhan-Pjer dje deklaroi  se Dr. O'Konor ishte një nga 20 specialistët që morën pjesë në ekzaminimi dhe se është "e kënaqur me mënyrën se si u zhvillua gjithçka".

 Shumë amerikanë, përfshirë edhe demokratët, kanë rezerva për rizgjedhjen e Bajdenit për president. Vetëm 37 për qind e demokratëve thonë se Bajdeni duhet të kandidohet për rizgjedhje, krahasuar me 52 për qind në vitin 2022, sipas Qendrës Kërkimore të Marrëdhënieve Publike Asoshieted pres-NORC.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR