• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bajden: Urdhri i Gjykatës penale ndërkombëtare për arrestimin e Putinit është i arsyeshëm

Bajden: Urdhri i Gjykatës penale ndërkombëtare për arrestimin e Putinit është i arsyeshëm

Uashington, 18 mars 2023 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden mbrëmë në Uashington deklaroi se urdhri i Gjykatës ndërkombëtare penale për arrestimin e presidentit rus Vlladimir Putin nën dyshimin për krime lufte në Ukrainë është i “arsyeshëm”.

“Është e qartë se Putini ka kryer krime lufte”, ka thënë Bajdeni duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Edhe pse SHBA si edhe Rusia nuk e njohin atë gjykatë, Bajdeni konsideron se pavarësisht kësaj, vendimi i gjykatës së Hagës "dërgon sinjal shumë të fuqishëm" dhe tregon mbi veprimet e liderit rus gjatë lëshimit të urdhrit për invazion në Ukrainë.

Gjykata ndërkombëtare penale me seli në Hagë lëshoi ​​dje urdhërarrest për Vlladimir Putinin nën dyshimin për deportim të paligjshëm të fëmijëve dhe transferim ilegal të njerëzve nga territori i Ukrainës në Rusi.

 

QËNDRONI TË LIDHUR