• e martë, 24 dhjetor 2024

Bajden u bëri thirrje banorëve të Floridës të evakuohen

Bajden u bëri thirrje banorëve të Floridës të evakuohen

 
Uashington, 9 tetor 2024 (MIA) - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajden berë apelt sot deri te banorët e zonave bregdetare të Floridës, ku jetojnë miliona njerëz, që të evakuohen menjëherë me afrimin e uraganit Milton.


"Nëse ju urdhërojnë të evakuoni, duhet ta bëni këtë menjëherë… tani, tani, tani. Duhet të ishit evakuuar tashmë. Kjo është një çështje jete dhe vdekjeje dhe nuk është ekzagjerim", tha Bajden sot në brifing me gazetarët.

Milton mbërrin nga Gjiri i Meksikës drejt bregut perëndimor të Floridës. Banorët aktualisht kanë vetëm disa orë për t'u evakuuar ose për t'u strehuar në një vend të sigurt. Nga sonte vonë, uragani pritet të sjellë një valë kërcënuese për jetën nga dallgët, erërat e forta dhe reshjet e shiut në një rajon të goditur tashmë nga Uragani Helen dy javë më parë.

Miliona njerëz përgjatë më shumë se 300 milje (483 km) të vijës bregdetare janë urdhëruar të evakuohen dhe autoritetet lëshuan paralajmërime më serioze këtë mëngjes ndërsa uragani po afrohet.

Shefja e shërbimit për raste urgjente në qarkun Sarasota, Sandra Tapfumanei, deklroi për Si-En-En se rritja e parashikuar e ujit të detit në lartësi prej 10 deri në 15 këmbë e ujit të detit përbën një kërcënim për jetën e njerëzve që mbeten në ishujt pengues në jug të Tampës.

Uragani Milton po i afrohet rajonit Tampa bej, ku jetojnë më shumë se tre milionë njerëzve. Trajektorja e saj mund të ndryshojë, thonë meteorologët.


Në orën 8 të mëngjesit, qendra e stuhisë ishte 250 milje (405 km) në jugperëndim të Tampa. Të mërkurën në mëngjes intensiteti i stuhisë u zvogëlua në një kategori 4, por u bë një "uragan jashtëzakonisht i rrezikshëm" me erëra maksimale të qëndrueshme prej 155 mph (249 km/h), kumtoi qendra kombëtare për ndjekjen e uraganëve.

Presidenti Xho Bajden foli mbrëmë me krerët e qarqeve Klirvoter dhe Pinellas, kumtuan sot nga Shtëpia e Bardhë. Mesditën e sotme, Bajden dhe zëvendëspresidentja Kamala Haris u njoftuan për stuhinë, pas së cilës presidenti u drejtua para mediave.

"E urdhërova këtë ekip që të bëjë gjithçka që është e mundur për të shpëtuar jetët e njerëzve dhe komunitetet tona, për të ndihmuar komunitetet tona para, gjatë dhe pas këtyre ngjarjeve ekstreme të motit  dhe kjo tashmë është duke u bërë," tha Bajden. "Kam biseduar me të gjithë liderët politikë në rajon, me disa prej tyre - më shumë se një herë. U thashë se do të merrnin gjithçka që kërkonin, premtoi ai. ls/

Foto: EPA  

QËNDRONI TË LIDHUR