• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bajden: Shpresoj që Irani do të heqë dorë nga hakmarrja për vrasjen e liderit të Hamasit

Bajden: Shpresoj që Irani do të heqë dorë nga hakmarrja për vrasjen e liderit të Hamasit

Uashington, 4 gusht 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden shprehu shpresën se Irani do të tërhiqet përkundër kërcënimit se do të hakmerret për vrasjen e liderit të Hamasit në Teheran, Ismail Hania, raportojnë mediat britanike.

Tensionet në Lindjen e Afërt u përshkallëzuan pas vrasjes së kreut të krahut politik të Hamasit, Ismail Hania, dhe një sulmi ajror izraelit në Bejrut disa orë më parë që vrau komandantin e lartë ushtarak të Hezbollahut, Fuad Shukr.

Irani dhe Hamasi fajësuan Izraelin për vrasjen e Hanias dhe u zotuan, së bashku me Hezbollahun, se do të hakmerren.

Pyetjes së një gazetari nëse Irani do të tërhiqet, presidenti amerikan u përgjigj shkurt: "Shpresoj që po. Nuk e di".

Pentagoni njoftoi dy ditë më parë se do të dërgojë më shumë anije luftarake dhe avionë luftarakë në Lindjen e Afërt në përgjigje të kërcënimeve ndaj Izraelit.

Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre, përfshirë Francën, Britaninë e Madhe, Italinë dhe Egjiptin, vazhdojnë të bëjnë përpjekje diplomatike për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm në rajon. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR