Bajden: SHBA-ja është e gatshme të ndërmarrë veprime të mëtejshme pas sulmeve ndaj objektivave të lidhura me Iranin
- Presidenti amerikan, Xho Bajden u dërgoi letër udhëheqësve të Kongresit pasi urdhëroi sulme në disa lokacione në Siri të lidhura me Korpusin e gardës revolucionare islamike të Iranit, pas një seri sulmesh ndaj forcave amerikane në lindjen e Afërt.
Uashington, 28 tetor 2023 (MIA) - Presidenti amerikan, Xho Bajden u dërgoi letër udhëheqësve të Kongresit pasi urdhëroi sulme në disa lokacione në Siri të lidhura me Korpusin e gardës revolucionare islamike të Iranit, pas një seri sulmesh ndaj forcave amerikane në lindjen e Afërt.
"Sulmet janë realizuar në mënyrë që të kufizohet rreziku nga eskalimi dhe të shmangen viktimat civile. I drejtova sulmet për të mbrojtur personelin tonë, për t'i dhënë fund serisë së vazhdueshme të sulmeve kundër SHBA-së dhe partnerëve tanë, dhe për t'ju përgjigjur grupeve të milicisë të mbështetura nga Irani dhe Iranin nga kryerja ose mbështetja e sulmeve të mëtejshme ndaj objekteve dhe personelit amerikan", shkruan Bajden.
SHBA-ja, shton ai, "janë të gashtme të ndërmarrin veprime të metejshme për t'u përballur me kërcënimet e mëtejshme ose sulme". ls/
Foto: EPA