• e premte, 27 dhjetor 2024

Bajden: Rusia ka shkelur Kartën e KB-së

Bajden: Rusia ka shkelur Kartën e KB-së
Uashington, 21 shtator 2022 (MIA) - Presidenti amerikan Xho  Bajden tha në fjalimin e sotëm para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se lufta e Rusisë në Ukrainë "ngrin gjakun në vena". Ai pretendoi se me këtë luftë Moska shkeli Kartën e KB-së. "Kjo luftë është për të shkatërruar të drejtën e Ukrainës për të ekzistuar si shtet. Kudo që të jeni, kudo që të jetoni, duhet t'ju ftohet gjaku në vena", tha Bajden, duke shtuar se ka "prova të tmerrshme" të krimeve të luftës nga Rusia. "Nëse kombet mund të ndjekin ambiciet perandorake pa pasoja, rendi i pas Luftës së Dytë Botërore shembet. Me aleatët, ne qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën kundër agresionit rus. Bajden trajtoi gjithashtu sigurinë e furnizimit me ushqim dhe premtoi 2.9 miliardë dollarë për të luftuar urinë në botë, të cilën ai e lidhi me pushtimin rus, duke sugjeruar se Moska e kishte përkeqësuar krizën. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR