• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bajden: Putini është përgjegjës për vdekjen e Navallnit (PLT)

Bajden: Putini është përgjegjës për vdekjen e Navallnit (PLT)

Uashington, 16 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden sot theksoi se "nuk është i befasuar", por "i tmerruar" pas informatave për vdekjen e e liderit opozitar rus, Aleksej Navallni.

"Putini është përgjegjës për vdekjen e Navallnit...Ai me guxim iu kundërshtua korrupsionit, dhunës dhe të gjitha punëve të këqija që i ka bërë qeveria e Putinit", tha Bajden në deklaratë nga Shtëpia e Bardhë.

Ai shtoi se ajo që ka ndodh është edhe një dëshmi për brutalitetin e Putinit.

"Askush nuk duhet të gënjëhet. As në Rusi, as në shtëpi, as kudo në botë. SHBA-ja ende nuk ka informata se çka saktë ka ndodhur me Navallnin", tha Bajden.

Ai shtoi se raportet për vdekjen e opozitarit rus Navallni duhet ta nxisin SHBA-në që të sigurojë financimin e Ukrainës për luftë kundër Rusisë.

"SHBA-ja duhet të sigurojë financa që Ukraina të vazhdojë të mbrohet", tha presidenti amerikan.

Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Haris tha se nëse është i vërtetë lajmi se lideri opozitar rus, Aleksej Navallni ka vdekur, kjo është një tjetër dëshmi e brutalitetit të presidentit rus.

"Lutjet e mia janë me familjen e tij, duke përfshirë edhe gruan e tij, Julia, e cila është me ne sot. Dhe nëse konfirmohet, kjo do të jetë një tjetër shenjë e brutalitetit të Putinit. Çfarëdo historie që ata po tregojnë, le të jemi të qartë, Rusia është përgjegjëse. Dhe ne do të kemi më shumë për të thënë për këtë më vonë”, tha ajo në panelin në Konferencën e Sigurisë në Mynih. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR