• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bajden: Putini është përgjegjës për vdekjen e Navallnit

Bajden: Putini është përgjegjës për vdekjen e Navallnit

Uashington, 16 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden tha se nuk është i befasuar, por i tmerruar nga lajmet për vdekjen e liderit opozitar rus, Aleksej Navallni.

Në deklaratë nga Shtëpia e Bardhë sot, ai deklaroi se Navallni me guxim ka qëndruar kundër dhunës së regjimit të Putinit, për çka ai është mbyllur, helmuar dhe asgjë nuk e ka ndalur t'i kundërshtohet Kremlinit.

Bajdeni e ka lavdëruar guximin e Navallnit, duke përkujtuar se ai ka mundur të jetojë jashtë Rusisë, pasi u helmua në vitin 2020, por këtë nuk e ka bërë, por është kthyer në Rusi, duke ditur se do të përfundojë në burg.

"Ai ishte aq shumë gjëra, të cilat Putini nuk është, ai ishte i guximshën, i përkushtuar dhe besonte se Rusia është vend për të cilin vlen të luftohet. Pa kurrfarë dyshimi, Putini është përgjegjës për vdekjen e Navallnit", tha Bajden. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR