• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Bajden publikoi sanksione për dy banka të mëdha ruse, elitën dhe familjarët, për borxhin shtetëror rus

Bajden publikoi sanksione për dy banka të mëdha ruse, elitën dhe familjarët, për borxhin shtetëror rus
Uashington, 22 shkurt 2022 (MIA)  – SHBA-ja publikoi sanksione të reja të koordinuara me aleatët perëndimorë drejtuar elitës ruse, familjeve të oligarkëve, dy bankave të mëdha dhe bllokim në tregjet financiare të SHBA-së dhe Evropës për borxhin shtetëror rus, deklaroi sot presidenti i SHBA-së, Xho Bajden. Sipas tij, dy bankat janë VEB dhe "Banka ushtarake". Presidenti amerikan tha se Putini "në mënyrë bizare" i shpalli dy rajone Donjeckun dhe Luganskin të pavarura dhe menjëherë më pas dha urdhër që forcat ruse të sistemohen në këtë rajone. "Thënë me fjalë të tjera, Rusia sapo publikoi se e shkëput një pjesë të madhe të Ukrainës. Vlerësoj se Putini jep sqarimin logjik që të pushtojë më shumë territor me forcë... Ky është fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, siç porositi ai dhe kërkoi leje për këtë nga duma". Bajden deklaroi se sanksionet janë shumë më shumë se ato që u miratuan në vitin 2014 kur Rusia e okupoi Krimenë. SHBA-ja dhe aleatët janë të gatshëm të shkojnë më tej nëse Putini vazhdon me invazionin e tij. "Kush i jep të drejtë Putinit të shpallë vende të ashtuquajtura në territorin që i takon fqinjit të tij. Kjo është shkelje flagrante e ligjeve ndërkombëtare dhe kërkon përgjigje të fuqishme nga bashkësia ndërkombëtare".

QËNDRONI TË LIDHUR