• e premte, 27 dhjetor 2024

Bajden: Presidenti i Nigerit duhet të lirohet menjëherë

Bajden: Presidenti i Nigerit duhet të lirohet menjëherë

Uashington, 3 gusht 2023 (MIA) - Presidenti amerikan, Xho Bajden sot u bëri thirrje puçistëve në Niger ta lirojnë presidentin e rrëzuar, Mohamed Bazum dhe familjen e tij.

"Bëj thirrje për lirim urgjent të presidentit Bazum dhe familjes së tij dhe për ruajtje të demokracisë së fituar rëndë në Niger", ceket në deklaratën e Bajdenit të publikuar në ueb-faqen e Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti amerikan shtoi se mbrojtja e vlerave themelore demokratike, përfaqësimi për rendin kushtetues, drejtësia dhe e drejtapër tubim të qetë janë me rëndësi themelore për partneritetin mes SHBA-së dhe Nigerit.

"Këtë vit, përderisa vendi e shënon 63-vjetorin e pavarësisë së vet, Nigeri po përballet me sfidë serioze për demokracinë e saj. Në këtë moment kritik, SHBA-ja qëndron pranë popullit të Nigerit për nder të partneritetit tonë shumëvjeçar të rrënjosur në vlerat e përbashkëta demokratike dhe mbështetje për administratën qytetare", deklaroi Bajden.

Presidenti amerikan theksoi se populli i Nigerit ka të drejtë t'i zgjehdë liderët e vet dhe se vullnetin e vet e shprehi në "zgjehdje të lira dhe të drejta dhe ajo duhet të respektohet".

Oficerët ushtarak të Nigerit javën e kaluar e shpallën shefin e gardës presidneciale, Abduraman Tijani për shef të ri të shtetit, duke shtuar se e kanë suspenduar Kushtetutën dhe i kanë shpërndarë të gjitha institucionet e mëparshme, pasi që paraprakisht e rrëzuan dhe e burgosën presidentin Mohamed Bazum në pallatin e tij. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR