• e martë, 24 dhjetor 2024

Bajden: Policët e përfaqësojnë më të mirën tek ne

Bajden: Policët e përfaqësojnë më të mirën tek ne

Uashington, 3 maj 2024 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden mbrëmë në Karolinën e Veriut është takuar me familjet e katër policëve të vrarë gjatë një aksioni zyrtar. Takimi vjen vetëm një javë pas vizitës së ngjashme me të afërmit e dy policëve të vrarë në Nju-Jork.

Udhëtimi ishte për të bërë këtë vizitë, por në një atmosferë private, pa shumë kamera dhe me dyer të mbyllura.

"I gjithë kombi vuan me këto familje", deklaroi ai pas ndalesës së radhës në turneun e fushatës në Vilmington, Karolina e Veriut, ku publikoi masa të reja për heqjen e tubave nga plumbi nga sistemi i ujësjellësit në SHBA.

Ai më pas u drejtua në bazën e Forcave ajrore të Kalorinës së Veriut, ku shërbimet lokale për siguri mund të vinin pa shumë udhëtime dhe në një kohë kur ende po shërohen nga vdekja e kolegëve të tyre, por të cilët ndihmuan në sigurimin e presidentit.

"Burra dhe gra të shërbimeve të sigurisë, ju përfaqësoni më të mirën tek ne", deklaroi Bajdeni nga një podium në bazë.

Ai bëri thirrje edhe një herë për masa më kufizuese për posedimin e armës dhe më shumë para për policinë që është në vijën e parë të luftës.

Javën e kaluar në Karolinën e Veriut janë vrarë katër policë pasi një person të cilin duhej ta arrestonin për shkak të posedimit të armes si ish-i dënuar hapi zjarr mbi ta nga një pushkë gjysmëautomatie AR-15.

Gjatë aksionit edhe katër persona zyrtar janë lënduar. I dyshhuari është vrarë. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR