• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bajden planifikon të udhëtojë në Francë për shënimin e Ditës D

Bajden planifikon të udhëtojë në Francë për shënimin e Ditës D

Uashington, 30 maj 2024 (MIA) - Presidenti amerikan, Xho Bajden planifikon të udhëtojë në Francë në fillim të qershorit për të marrë pjesë në ceremoninë me rastin e përkujtimit të zbarkimit të aleatëve në Normandi në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karin Zhan-Pjer ka publikuar planet për udhëtimin e Bajdenit, por nuk ka dhënë hollësira. Dita D shënon fillimin e çlirimit të Evropës nga Gjermania naziste.

Në kujtim të atij operacioni, në brigjet e Normandisë me 6 qershor është planifikuar përkujtim ndërkombëtar me liderë nga tërë bota. Para pesë viteve, në 75 vjetorin e Ditës D, në ceremonin përkujtimore ka marrë pjesë edhe presidenti i mëparshëm i SHBA-së, Donald Tramp. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR