• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bajden paralajmëroi për rreziqet e inteligjencës artificiale

Bajden paralajmëroi për rreziqet e inteligjencës artificiale

Uashington, 5 maj 2023 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden deklaroi se kompanitë me inteligjencë artificiale kanë "përgjegjësi fundamentale" ta sigurojnë sigurinë e produkteve të tyre para se t'u ofrohen shfrytëzuesve.

Sipas komunikatës nga Shatëpia e Bardhë, Bajden "është futur në takim me të cilin ka kryesuar nënpresidentja Kamala Harris, i mbajtur me përfaqësues të katër kompanive udhëheqëse për inteligjencë artificiale "Presidenti dhe nënpresidenti kanë bërë qartë të ditur se rreziqet ekzistuese dhe potenciale që i sjell inteligjenca artificiale për njerëzit, shoqëria dhe siguria nacionale duhet të zerohen", thuhet në komunikatë.

Shtëpia e Bardhë e ka bërë të qartë se nuk ka të bëjë vetëm me respektimin e të drejtave të njeriut apo privatësisë, por edhe me ruajtjen e vendeve të punës. “Presidenti Bajden u paraqit në takim për të theksuar se kompanitë kanë një përgjegjësi themelore për të siguruar që produktet e tyre të jenë të sigurta përpara se të vihen në përdorim.

Zyrtarët e administratës u bënë thirrje kompanive që të jenë më transparente për veçoritë e produkteve të tyre, të krijojnë kushte për testimin e sigurisë dhe efektivitetit të tyre dhe të sigurojnë mbrojtje nga ndërhyrjet e jashtme. Në takim ishin të ftuar përfaqësues nga OpenAI, Anthropic, Microsoft dhe Alphabet. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR