• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bajden: Një luftë e gjithanshme në Lindjen e Afërt është e papranueshme

Bajden: Një luftë e gjithanshme në Lindjen e Afërt është e papranueshme

Uashington, 30 shtator 2024 (MIA) - Është e papranueshme që të shpërthejë një luftë në shkallë të gjerë në Lindjen e Afërt, deklaroi mbrëmë presidenti i SHBA-së Xho Bajden, ndërsa në kuadër të operacioneve ushtarake të Izraelit kundër Hezbollahut në Liban dhe Huthëve në Jemen.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për nevojën për të parandaluar konfliktin rajonal, Bajdeni tha: "Ajo është e nevojshme. Duhet me të vërtetë të shmanget".

Bajdeni gjithashtu deklaroi se planifikon të flasë me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu, por nuk specifikoi se kur do të ndodhë kjo.

"Do t'ju tregoj çfarë do t'i them pas bisedës sonë", u deklaroi ai gazetarëve.

Izraeli të dielën kreu sulme ndaj Huthëve në Jemen, duke zgjeruar konfrontimin e tij me aleatët e Iranit në rajon, dy ditë pas vrasjes së udhëheqësit të Hezbollahut, Saed Hasan Nasrallah.

Sulmet ajrore ndaj portit Hodeida të Jemenit ishin përgjigje të sulmeve me raketa të Huthëve ndaj Izraelit gjatë ditëve të fundit, deklaruan në Jerusalem, mes frikës se luftimet në Lindjen e Afërt mund të dalin jashtë kontrollit dhe të tërheqin Iranin dhe aleatin e tij kryesor në luftë Izrael - SHBA.

Ministria e Shëndetësisë së Jemenit, e drejtuar nga Huthët, deklaroi se të paktën katër persona u vranë, ndërsa 29 u plagosën.

Sulmet ishin kryer pasi Izraeli sulmoi objektiva të tjerë në Liban, ku bombardimet e intensifikuara gjatë dy javëve të fundit kanë vrarë disa udhëheqës të lartë të Hezbollahut dhe kanë detyruar qindra mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.

Ushtria izraelite dje u zotua të vazhdojë me sulmet.

"Ata kanë humbur udhëheqjen e tyre, dhe ne duhet të vazhdojmë të godasim fort kundër Hezbollahut, deklaroi shefi i Shtabit të përgjithshëm të Izraelit, Herzi Halevi", transmetuan mediat perëndimore. rq/fc/

Foto: EPA

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR