• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Bajden inicoi krijimin e një memoriali të ri kombëtar për amerikanët vendas

Bajden inicoi krijimin e një memoriali të ri kombëtar për amerikanët vendas

 Uashington, 8 gusht 2023 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden, do të shpallë krijimin e një memoriali të ri kombëtar pranë Kanionit të Madh, kushtuar popullsisë vendase amerikane.

 Monumenti i ri kombëtar do të quhet Baaj Nwaavjo I'tah Kukveni Grand Canyon National Monument.

 Me këtë akt mbrohet toka që vendasit e konsideruan të shenjtë dhe u vendos një ndalim i përhershëm i minierave të mineralit të uraniumit në zonë. Bëhet fjalë për më shumë se 405.000 hektarë tokë, njofton En-pi-ar. 

Bajdeni është planifikuar të drejtojë një tubim në një aeroport lokal në Arizona përpara se të vizitojë Kanionin e Madh.

Aktivitetet e Bajdenit janë pjesë e një udhëtimi të planifikuar që përfshin Meksikën dhe Jutan, ku ai do të drejtohet për sukseset e administratës së tij në adresimin e ndryshimeve klimatike dhe sfidave ekonomike me të cilat përballen amerikanët nga perëndimi.

Vendasit dhe konservatorët në zonën e Kanionit të Madh prej vitesh kanë bërë thirrje për mbrojtje shtesë të tokës dhe kulturës së tyre.

Deb Haland, ministër i parë në qeverinë amerikane, me prejardhje vendase amerikane, e quajti aktin e Bajdenit "historik".

 Sipas Koalicionit Vendas të Kanionit të Madh, një pjesë e emrit të Monumentit Kombëtar Baaj Nwaavjo do të thotë "ku enden fiset", pjesa tjetër e emrit I'tah Kukveni përkthehet si "gjurmët e të parëve tanë". qa/ar

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR