• e premte, 27 dhjetor 2024

Bajden niset për në Florida pas pasojave katastrofike nga uragani Ian

Bajden niset për në Florida pas pasojave katastrofike nga uragani Ian

Uashington, 5 tetor 2022 (MIA)- Presidenti amerikan, Xho Bajden sot u nis për në Florida, e cila para disa ditësh ishte goditur rëndë nga uragani Ian.

Presidenti premtoi se qeveria federale do të punojë me autoritetet shtetërore dhe lokale të Floridës për t'i rinovuar shtëpitë, bizneset dhe jetën normale, duke e lënë tani për tani politikën anash dhe duke u fokusuar tek ata që u nevojitet më së shumti ndihmë.

Uragani Ian javën e kaluar i vrau të paktën 84 persona, prej të cilëve 75 mu në këtë shtet federal amerikan, qindra mijëra banorë të së cilit akoma presin të kthehet energjia elektrike. Paraprakisht, rreth 2,6 milionë persona pa energji elektrike, ndërsa shumë prej tyre akoma nuk kanë qasje në ushqim dhe ujë.

Bajden planifikon sot të takohet me banorët dhe bizneset e vogla në Fort Majers, në afërsi të vendit ku uragani Ian e goditi Floridën dhe t'i falënderojë përfaqësuesit e pushtetit lokal për ofrimin e ndihmës dhe largimin e rënojave.

Bajden do të shoqërohet nga kritikët e tij të shquar nga Partia Republikane: guvernatori i Floridës, Ron de Santis dhe senatrori Rik Skot, publikuan zëdhënësit e Shtëpisë së Bardhë dhe senatori Skot.

Paraprakisht Shtëpia e Bardhë kumtoi se "tani nuk është koha" të bisedohet për dallimet politike midis presidentit amerikan dhe guvernatorit të Floridës, mbi një muaj para zgjedhjeve të ashtuquajtura "të përkohshme" për Kongresin amerikan.

QËNDRONI TË LIDHUR