Bajden: Netanjahut i duhet "më shumë kohë nga sa kisha shpresuar" për të rënë dakord për pauza humanitare njëditore
- Presidenti amerikan Xho Bajden deklaroi se ka kërkuar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu të pajtohet për pauza humanitare në luftimet në Gazë që do të zgjasin më shumë se tre ditë.
Uashington, 9 nëntor 2023 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden deklaroi se ka kërkuar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu të pajtohet për pauza humanitare në luftimet në Gazë që do të zgjasin më shumë se tre ditë.
I pyetur nëse është i frustruar me Netanjahun, i cili ende nuk i ka dëgjuar thirrjet e tilla, Bajden tha: "është e nevojshme pak më shumë kohë nga sa kisha shpresuar".
Biden criticizes Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu's response to the Hamas terrorist attacks: "He's taken a little longer than I hoped [to agree to a 'pause']" pic.twitter.com/SrgoMtbrvg
— RNC Research (@RNCResearch) November 9, 2023
Bajden, megjithatë, sqaron se Uashingtoni nuk angazhohet aspak për një armëpushim më të përhershëm, nga i cili do të përfitonte vetëm Hamasi. ls/
Foto: Printskrin