• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bajden: Netanjahu ndoshta e vonon fundin e luftës në Gazë për arsye politike

Bajden: Netanjahu ndoshta e vonon fundin e luftës në Gazë për arsye politike

Uashington, 4 qershor 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ndoshta e vonon fundin e luftës në Gazë për arsye politike, deklaroi presidenti amerikan Xho Bajden në intervistë për magazinën "Tajm".

Bajdeni i dha komentet më 28 maj, disa ditë para se të japë propozim të hollësishëm për armëpushim në Gazë, ndërsa kryeministri izraelit lufton me ndarje të thella politike në vendin e tij.

"Ekzistojnë të gjitha shkaqet që njerëzit ta nxjerrin atë konkluzion", tha ai në pyetjen a mendon që Netanjahu e vazhdon luftën për shkaqe politike", tha ai.

Bajdeni thotë se është "e pasigurt" nëse forcat e armatosura izraelite kanë kryer krime lufte në Gazë. Ai kërkon armëpushim në luftën gati tetëmuajshe.

Muajin e kaluar, një prokuror i Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë kërkoi urdhra për arrestim të Netanjahut dhe shefit të mbrojtjes, si dhe tre liderë të Hamasit, nën akuzën për krime të luftës. 

Anketat tregojnë se shumica e izraelitëve e mbështesin luftën, por e akuzojnë Netanjahun për gabime në siguri kur persona të armatosur të Hamasit sulmuan bashkësitë izraelite në afërsi të Gazës më 7 tetor. 

Protestat masive u bënë ngjarje javore, me çka dhjetëra mijëra njerëz kërkojnë nga qeveria të bëjë më shumë që t'i kthejë pengjet e marra nga Hamasi më 7 tetor dhe bëjnë thirrje që Netanjahu të largohet nga funksioni. fc/ 

Fotografia: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR