• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bajden nënshkroi dekretin për kontroll të hollësishëm të blerësve të armëve

Bajden nënshkroi dekretin për kontroll të hollësishëm të blerësve të armëve

San Diego, 14 mars 2023 (MIA) - Presidenti amerikan, Xhozef Bajden sot nënshkroi dekretin me të cilin urdhërohen kontrolle më gjithpërfshirëse të njerëzve të cilët dëshirojnë të blejnë armë, si dhe deponim më të sigurt të armëve të zjarrit.

Me dekretin presidencial obligohen shërbimet amerikane për zbatim të rendit dhe ligjit të sigurojnë zbatim maksimal të ligjeve për kontroll të armatimit të cilat verën e kaluar i mbështetën dy partitë në Kongresin amerikan.

Më 1 janar të këtij viti, pas festës së fundvitit, një sulmues i armatosur hyri në sallën e vallëzimit në një lagje në afërsi të Los Angjelosit dhe qëlloi ndaj 20 personave, 11 prej të cilëve vdiqën. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR