• e hënë, 08 korrik 2024

Bajden në turne evropian, do të merr pjesë në samitiin e NATO-s në Vilnus

Bajden në turne evropian, do të merr pjesë në samitiin e NATO-s në Vilnus

Uashington, 2 korrik 2023 (MIA) - Presidenti amerikan, Xho Bajden prej 9 deri më 13 korrik do të jetë në turne nëpër Evropë dhe do të merr pjesë në Samitin e NATO-s në Vilnus.

Bajden, siç kumtoi sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karin Zhan-Pjer, fillimisht do të shkoj në Londër, ku do të realizojë takime me mbretin britanik, Çarlls i Treti dhe me kryeministrin Rishi Sunak, me qellim që t'i përforcojë lidhjet e afërta mes Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së.

Pastaj, do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s në kryeqendrën lituaneze Vilnus më 11 dhe 12 korrik, ndërsa turnenë evropiane do ta përfundojë me vizitë në Finlandë, ku më 13 korrik në kryeqytetin Helsinki do të takohet me liderët e vendeve nordike. Do të bisedojë për anëtarësimin e Finlandës në NATO dhe për pranimin e Suedisë, gjë që e bllokon Turqia dhe Hungaria. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR