• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bajden në takim me liderët e Kongresit në përpjekje që të evitojë bllokadë të qeverisë

Bajden në takim me liderët e Kongresit në përpjekje që të evitojë bllokadë të qeverisë

Uashington, 27 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden sot planifikon takim me liderët e Kongresit, në të cilën do të diskutohet për financimin e qeverisë në kohën kur bëhet më i sigurt kërcënimi nga bllokada (shutdown), njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Bajden në Shtëpinë e Bardhë takohet me liderët demokratë dhe republikanë nga Shtëpia ligjvënëse dhe Senati që të bisedojë me ta për miratimin "e pashmangshëm" të projekt-ligjit për finanicmin e Qeverisë, më së voni deri të premten.

Ai, gjithashtu planifikon të bisedojë edhe për projekt-ligjin e bllokuar për sigurinë nacionale me të cilin parashikohet ndihmë për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin.

Takimi ndodh kur ligjvënësit janë gjetur në qorrsokak në tentativat që të evitohet pjesërisht ndalesa e punës së qeverisë.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, Çak Shumer deklaroi se ende nuk është arritur asnjë marrëveshje. Ai i bëri thirrje kryetarit të Dhomës së përfaqësuesve, Majk Xhonson, një republikan, të "tregojë më shumë iniciativë" dhe të gjejë një kompromis dypartiak, pavarësisht protestave nga ligjvënësit më konservatorë në partinë e tij.

Xhonson njoftoi se republikanët tregojnë vullnet që të vazhdohet me bisedimet për këtë.

Financimi i disa institucioneve federale si Ministria e Transportit ndalon më 1 mars. Për disa të tjerë, si Ministria e Mbrojtjes kjo ndatë është 8 marsi. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR