• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bajden në një miting në Karolinën e Veriut e quajti Putinin "kasap"

Bajden në një miting në Karolinën e Veriut e quajti Putinin

Uashington, 27 mars 2024 (MIA) - Në një miting mbrëmë në Karolinën e Veriut, presidenti amerikan Xho Bajden propozoi uljen e kostove të kujdesit shëndetësor në SHBA dhe rritjen e taksës për amerikanët e pasur nga 8.2 në 25 për qind, duke argumentuar se kjo është një mundësi për të mbushur ndjeshëm buxhetin federal në dhjetë vitet e ardhshme. 

"Imagjinoni çfarë mund të bëjmë me këtë, tha ai. "Ne mund të reduktojmë thelbësisht deficitin federal... Mund të bëjmë kaq shumë gjëra të rëndësishme, si të sigurohemi që më në fund të kujdesemi për Ukrainën nga ai kasapi Putin", tha presidenti i SHBA-së.

Bajdeni nuk i ka kursyer më parë fjalët për presidentin rus dhe ka thënë se mendon që Putini është një vrasës që kërcënon me bomba bërthamore.

Në mitingun e mbrëmshëm, Bajdeni mori pjesë së bashku me zëvendëspresidenten Kamala Haris. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR