• e diel, 06 tetor 2024

Bajden në mëngjesin e lutjes bëri thirrje për unitet

Bajden në mëngjesin e lutjes bëri thirrje për unitet

Uashington, 2 shkurt 2023 (MIA) - Presidenti i SHBA-së Xho Bajden në fjalimin e sotëm që e mbajti në mëngjesin tradicional të lutjes në Uashington, apeloi për unitet, veçanërisht ndërmjet demokratëve dhe republikanëve në Kongres.

"Në politikën tonë dhe në jetën tonë, shumë shpesh ne e shohim njëri-tjetrin si armiq dhe jo miq. Sado të vështira të jenë kohët, nëse shikojmë më nga afër, mund të shohim forcën dhe vendosmërinë që gjatë kohë e ka përkufizuar Amerika", theksoi Bajden.

Mëngjesi i lutjes u mbajt në Qendrën e vizitorëve të Kongresit, ku morën pjesë 1.300 të ftuar. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR