• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bajden: Marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar janë "të forta si shkëmb"

Bajden: Marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar janë

Londër, 10 korrik 2023 (MIA) - Presidenti amerikan  Xho Bajdeni sot deklaroi se marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar janë "të forta si një shkëmb"  gjatë bisedimeve në Londër me kryeministrin britanik Rishi Sunak, transmeton Bi-Bi-Si.

Sunaku i përshëndeti Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA0-në si "dy aleatët më të fortë" në NATO. Ata, gjithashtu,  biseduan  për hapin e SHBA-së  për t'i dhënë Ukrainës bomba thërrmuese të diskutueshme për t'u mbrojtur nga invadimi rus. 

Duke u përqëndruar  në premtimin amerikan për dërgimin e bombave thërrmuese në Ukrainë, që ka shkaktuar shqetësim mes aleatëve të NATO-s, zëdhënësi zyrtar i Sunakut tha se ishte një "vendim i vështirë për SHBA". Megjithatë, ai shtoi se ata ishin "të detyruar në atë vendim nga lufta agresive ruse".

 "Ne u qëndrojmë detyrimeve tona sipas Konventës, të cilat përfshijnë dekurajimin e përdorimit të saj. Nuk ka ndryshime nga ana jonë për këtë çështje, padyshim që i takon secilit vend të marrë një vendim", tha zëdhënësi i Sunakut.

SHBA-ja thotë se ka marrë garanci nga Ukraina se municionet nuk do të përdoren në Rusi apo në zona urbane.

Bajdeni sot pati bisedime të veçanta me Mbretin Çarls III në Kështjellën Uindzor sot, takimi i tyre i parë që kur mbreti u kurorëzua zyrtarisht në maj. ar/

 Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR