• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bajden: Kamala Haris do ta hartojë rrugën e saj si presidente

Bajden: Kamala Haris do ta hartojë rrugën e saj si presidente

Uashington, 16 tetor 2024 (MIA) - Kamala Haris do ta hartojë rrugën e saj nëse bëhet presidente, deklaroi shefi i shtetit amerikan, Xho Bajden.

Haris, aktualisht zëvendëspresidente dhe kandidate nga radhët e demokratëve për presidente në zgjedhjet e 5 nëntorit, është kritikuar nga kundërshtari i saj republikan Donald Tramp se nuk ka ndryshuar asnjë nga politikat aktuale të Bajdenit. Kritikat e Trampit u nxitën nga një intervistë televizive në të cilën Haris tha se "asgjë nuk më bjen në mend" pasi u pyet se cilën nga politikat e Xho Bajdenit do të ndryshonte.

"Secili president duhet të përcaktojë kursin e tij. Kjo është ajo që e kisha bërë. Isha besnik i Barak Obamës, por kam hartuar kursin tim si president", komentoi Xho Bajden në darkën e Partisë Demokratike në Filadelfia.

"Dhe Kamala (Haris) do ta bëjë. Deri më tani ishte besnike, por do ta bëjë rrugën e saj", shtoi presidenti amerikan.

Vetë Xho Bajdeni ishte nënkryetar midis vitit 2009 dhe 2016, gjatë dy mandateve presidenciale të Barak Obamës.

Që nga fillimi i fushatës së saj, 59 vjeçarja Kamala Haris është përpjekur të arrijë një ekuilibër duke u paraqitur si një kandidate që sjell ndryshime, por pa mohuar politikat e administratës së Xho Bajdenit. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR