• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bajden i ka bërë thirrje Kongresit që ta miratojë ndihmën për Ukrainën

Bajden i ka bërë thirrje Kongresit që ta miratojë ndihmën për Ukrainën

Uashington, 16 prill 2024 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden i bëri thirrje Dhomës përfaqësuese që ta vendos në votim financimin për ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe Izraelin, tanimë dy muaj të miratuar nga Senati. Ai për këtë ka bërë thirrje mbrëmë gjatë takimit me kryeministrin çek, Petër Fiala në kabinetin e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Qëllimi i Bajdenit është që t'i theksojë përpjekjet, të cilat kombet e tjera i bëjnë për përkrahje të Ukrainës.

Komentet e tij kanë vijuar pas paralajmërimit të qeverisë çeke se dërgon një milion copë municion artilerik në Ukrainë, për të cilën Kievi thotë se shumë i nevojitet në frontin e luftës kundër Rusisë.

"Siç rikujton Çekia, Rusia nuk do të ndalet me Ukrainën", tha Bajden.

Ai i apeloi Kongresit ta miratojë financimin shtesë që të mund SHBA-ja ta kryen pjesën e tyre për ndihmë të Ukrainës në mbrojtjen nga pushtimi rus. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR