• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bajden e quajti Putinin "diktator vrasës" dhe "dhunues i pastër", reagon Kremlini

Bajden e quajti Putinin

Uashington, 16 mars 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden e quajti presidentin rus, Vlladimir Putin "diktator vrasës" dhe "dhunues i pastër".

Mediumet amerikane, duke përfshirë edhe Si-En-En-in, i citojnë fjalët e Bajdenit, të thëna në ngjarjen e djeshme me rastin e vizitës së kryeministrit irlandez, Leo Varadkar.

Në drekën vjetore zyrtare me rastin e Ditës së Shën Patrikut në Kapitoll, presidenti i SHBA-së e komentoi ndihmën ushtarake për Ukrainën, të bllokuar në Kongresin amerikan. Në fjalimin e tij, ai deklaroi se Putini është "diktator vrasës" dhe "dhunues i pastër", i cili po zhvillon luftë jomorale kundër popullit ukrainas. Në të njëjtën kohë, u ka bërë thirrje të gjithë të pranishmive në ngjarje që t'i kundërshtohen Putinit.

Paraprakisht, gjatë takimit me zëvendës kryeministrin irlandez, ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes, Miholl Martin, Bajden e ka kritikuar brutalitetin e Putinit dhe punët juhumane që ai dhe ushtarët e tij i bëjnë në Ukrainë.

Ndaj këtyre deklaratave të Bajdenit, zyrtarisht reagoi Kremlini.

"Shprehja e tillë nuk është e dobishme për shefat e shtetit. Amerika vështirë se mund të krenohet me këtë", tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, i cituar nga TASS. bsh/

Foto: EPA/printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR