• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bajden e porositi Netanjahun se mund ta humbë mbështetjen botërore për shkak të "bombardimit joselektiv"

Bajden e porositi Netanjahun se mund ta humbë mbështetjen botërore për shkak të

Uashington, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Presidenti amerikan, Xho Bajden sot deklaroi se i ka transmetuar kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu se Izraeli rerzikon ta humbë mbështetjen ndërkombëtare për shkak të "bombardimit joselektiv" në luftën e tij me Hamasin palestinez në Rripin e Gazës dhe se nuk është i sigurt se liderët konservatorë të linjës së ashpër në Izrael e kuptojnë porosinë.

Duke folur në një tubim për grumbullim të mjeteve për fushatën e tij zgjedhore në Uashington, Bajden tha se Izraeli dhe kryeministri izraelit, të cilin e quajti Bibi, duhet të sjellin "vendim të rëndë".

"Mendoj se duhet ta ndryshojë qeverinë e tij. Qeveria e tij në Izrael po i vështirëson shumë gjërat", tha Bajden dhe shtoi se autoritetet izraelite fillojnë ta humbin mbështetjen me bombardimin joselektiv.

Bajden, gjithashtu, i bëri thirrje edhe Itamar Ben Gvirit, liderit të partisë ekstreme djathtiste izraelite dhe minsitër i Sigurisë nacionale në koalicionin në pushtet të netanjahut. Ben Gvir e kundërshton vendimi për dy shtete mes Izarelit dhe palestinezëve dhe kërkon që Izraeli sërish ta marrë kontrollin ndaj tërë Bregut perëndimor dhe Gazës.

Bajden theksoi se nuk është i sigurt se kabineti ushtarak i Ben-Gvir dhe Netanjahut i kuptojnë implikimet nga bombardimi i tanishëm.

Presidenti amerikan tha se për dallim nga Uashingtoni, qeveria izraelite nuk dëshiron zgjidhje me dy shtete me palestinezët. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR