• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bajden e falënderoi Lajenin për ndihmën e BE-së prej 50 miliardë euro për Ukrainën

Bajden e falënderoi Lajenin për ndihmën e BE-së prej 50 miliardë euro për Ukrainën

Uashington, 1 shkurt 2024 (MIA) – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajden, sot përmes telefonit falënderoi kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, për faktin se BE-ja miratoi ndihmë prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

"Bajden theksoi se kjo është një pako e rëndësishme e ndihmës financiare, që Ukraina të vazhdojë të luftojë kundër agresionit rus," deklaroi për gazetarët zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Xhon Kirbi.

Në samitin e posaçëm të sotëm të Bashkimit Evropian në Bruksel, u ra dakord për ndihmën për Ukrainën në vlerë prej 50 miliardë euro. Me marrëveshjen i jepet fund pasigurisë rreth mbështetjes së BE-së për Ukrainën, për shkak të njoftimit të kryeministrit hungarez Viktor Orban se ai mund të vërë sërish veto ndaj një pakoje ndihme, siç ndodhi në Samitin e kaluar të BE-së në dhjetor. ls/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR