Bajden do të nënshkruajë masë për depërtimin e emigrantëve ilegalë
- Presidenti amerikan, Xhozef Bajden sot pritet të nënshkruaj masë gjithpërfshirëse kufitare, e cila do t'u lejojë autoriteteve shpejtë t'i depërtojnë emigrantët e ndaluar gjatë kalimit të kufirit jugperëndimor drejt Meksikës nëse hyrjet joligjore e tejkalojnë nivelin e caktuar, deklaruan dy burime anonime për mediat amerikane.
- Post By Fami Bajrami
- 15:12, 4 qershor, 2024
Uashington, 4 qershor 2024 (MIA) - Presidenti amerikan, Xhozef Bajden sot pritet të nënshkruaj masë gjithpërfshirëse kufitare, e cila do t'u lejojë autoriteteve shpejtë t'i depërtojnë emigrantët e ndaluar gjatë kalimit të kufirit jugperëndimor drejt Meksikës nëse hyrjet joligjore e tejkalojnë nivelin e caktuar, deklaruan dy burime anonime për mediat amerikane.
"Masa, e cila do të kufizonte azilin, do të hynte në fuqi kur numri i arrestimeve të patrullave kufitare amerikane tejkalojnë 2.500 në ditë", thanë burimet.
Një nga burimet shtoi se kalimet joligjore patjetër duhet të ulen nën 1.500 në ditë që të hiqen kufizimet për azil, ndërsa kufizimet nuk pritet të zbatohen për të miturit pa shoqërim.
Ky hap në vitin zgjedhor pritet të shkaktojë sfida ligjore nga emigrantët dhe grupet për të drejtat të njeriut, që kanë kritikuar demokratin Bajden për miratimin e politikave të ashpra, që pasqyrojnë ato të paraardhësit të tij republikan, ish-presidentit Donald Tramp.
Bajden ka marrë postin në vitin 2021, duke premtuar se do të tërheq disa nga politikat kufizuese të Trampit, por u përball me nivele rekord të migrantëve joligjshorë nga kufiri jugor. rq/bsh/
Foto: Arkivi i MIA-s