• e shtunë, 09 nëntor 2024

Bajden: Do të jetë më mirë nëse Trampi mbetet në fletëvotim

Bajden: Do të jetë më mirë nëse Trampi mbetet në fletëvotim

Uashington, 31 janar 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden  mendon se është në rregull që ish presidenti Donald Tramp të mbetet në fletëvotimin e zgjedhjeve presidenciale në nëntor të këtij viti.

Bajden këtë e tha si përgjigje të pyetjes së gazetarëve, menjëherë para se të ngjitet në aeroplan rrugës drejt bazës ushtarake Endrus në shtetin federal amerikan Merilend, nga ku u nis për në Florida, publikoi En-Bi-Si Njuz.

Komenti i Bajdenit vjen në kohën kur Gjykata Supreme e SHBA-së javën e ardhshme duhet t'i dëgjojë argumentet në rastin që mund të konfirmojë nëse Tramp ka të drejtë të jetë në fletëvotim.

Bajden muajin e kaluar tha se Trampi "me siguri e ka mbështetur rebelimin", duke menduar në hyrjen e mbështetësve të tij në Kapitol, në janar të vitit 2021, pasi ai bëri akuza se zgjedhjet presidenciale në vitin 2020 ishin manipuluar.

Javën e ardhshme Gjykata SUpreme do t'i dëgjojë argumentet me gojë për rastin e votimit në shtetin federal amerikan Kolorado, që mund të ndikojë në atë nëse Trampi mund të kandidohet në zgjedhjet paraprake të Partisë Republikane në atë shtet dhe në shtetet tjera federale.

Gjykata Supreme në Kolorado muajin e kaluar gjykoi se Trampi e ka shkelur një dispozitë të amendamentit të 14-të të Kushtetutës amerikane sipas të cilit funksionari amerikan i cili "është angazhuar në rebelimin" nuk mund të ketë funksion publik dhe prandaj nuk mund të kandidohet për funksionin. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR