• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bajden do të bisedojë me kryeministrin e Suedisë për hyrjen e vendit në NATO

Bajden do të bisedojë me kryeministrin e Suedisë për hyrjen e vendit në NATO

Uashington, 5 korrik 2023 (MIA) - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajden, sot në Shtëpinë e Bardhë do të takohet me kryeministrin e Suedisë, Ulf Kristerson, me ç'rast të dy do të bisedojnë për kërkesën e Suedisë për anëtarësim në aleancën ushtarake NATO, ndërsa në sfondin e përpjekjeve të kapërcehen vërejtjet e Turqisë.

Takimi zhvillohet në prag të udhëtimit të Bajdenit në Evropë dhe pjesëmarrjes së tij në samitin e NATO-s në Vilnius. Ka dyshime se Turqia mund të tërheqë kundërshtimet e saj në kohë që vendet të pranojnë Suedinë si anëtaren e 32-të të aleancës gjatë samitit të NATO-s.

Takimi i Bajdenit me Kristerson në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë po bëhet për të demonstruar mbështetjen e fortë të SHBA-së për anëtarësimin e Suedisë.

“Presidenti Bajden dhe kryeministri Kristerson do të rishikojnë bashkëpunimin tonë në rritje të sigurisë dhe do të riafirmojnë qëndrimin e tyre se Suedia duhet t'i bashkohet aleancës sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Turqia ka rezerva për hyrjen e Stokholmit sepse aty fshihen anëtarë të militantëve kurdë, të cilët presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i konsideron terroristë dhe kërkon dorëzimin e tyre.

Finlanda dhe Suedia aplikuan së bashku për anëtarësim në NATO pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës. E para i është bashkuar tashmë aleancës si anëtare e 31-të e NATO-s. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR