• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bajden dhe Sholc premtojnë mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën

Bajden dhe Sholc premtojnë mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën

Uashington, 4 mars 2023 (MIA) - Presidenti amerikan, Xho Bajden dhe kancelari gjerman, Olaf Sholc e konfirmuan përkushtimin për ta mbështetur Ukrainën, njofton DPA.

Agjencia nënvizon se të dy, të cilët janë aleatët më të afërt të Kievit, kanë biseduar për luftën gjatë takimit privat në Shtëpinë e Bardhë.

Ishte vizita e dytë e kancelarit gjerman, Sholc në Shtëpinë e Bardhë thuajse në 15 muaj pasi e mori funksionin. Kjo ishte vizita e dytë e kancelarit gjerman Sholc në Shtëpinë e Bardhë në thuajse 15 muaj pasi e ndërmori funksionin. Ai për herë të parë ishte në Uashington në fillim të shkurtit të vitit të kaluar, kur rol qendror pati edhe tema e Ukrainës.

Në kumtesën e shkurtër të publikuar pas bisedimeve, Shtëpia e Bardhën potencon se Bajdeni dhe Sholci kanë biseduar për "angazhime të vazhdueshme për të mundësuar siguri, ndihmë humanitare, ekonomike dhe politike për Ukrainën dhe rëndësinë për t'u mbështetur solidarteti global me popullin e Ukrainës", si edhe për çështje të tjera globale.

Mbështetja e përbashkët për Ukrainën vitin e kaluar ishte me rëndësi vendimmarrës, tha Sholc gjatë një takimi të shkurtër me përfaqësuesit e mediave para bisedimeve.

QËNDRONI TË LIDHUR