• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Bajden dhe Blinken uruan Ukrainën për Ditën e Pavarësisë

Bajden dhe Blinken uruan Ukrainën për Ditën e Pavarësisë

Uashington, 24 gusht 2023 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden dhe sekretari shtetëror Entoni Blinken sot  uruan popullin ukrainas dhe udhëheqësinë e vendit me rastin e 32 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

"Sot populli i Ukrainës, shënon edhe njëherë Ditën e Pavarësisë, duke vuajtur sulmin e gjithanshëm  të luftës së dëshiruar të Putinit për tokë dhe pushtet. Tetëmbëdhjetë muaj, familjet ukrainase jetojnë nën kërcënim të përditshëm nga raketat ruse dhe realiteti i sulmeve brutale. Por, populli i Ukrainës refuzoi të thyhej", citoi presidenti amerikan në urim.

Në fund të urimit, zoti Bajden shfaqi shpresën e tij të sinqertë se vitin e ardhshëm ukrainasit do të mund ta festojnë Ditën e Pavarësisë në paqe dhe siguri, duke ditur se si guximi i tyre i jashtëzakonshëm frymëzoi botën.

Sekretari i Shtetit Blinken, nga ana tjetër, Ditën e Pavarësisë së Ukrainës e uroi përmes platformës X, në të cilën shkroi "Meqenëse Ukraina feston 32 vjet si shtet i pavarur, ne përgëzojmë qëndresën, vendosmërinë dhe besnikërinë tuaj ndaj vendit tuaj të bukur. Ndërsa vazhdoni të luftoni për pavarësinë tuaj, mbështetja jonë nuk do të lëkundet". sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR