• e enjte, 04 korrik 2024

Bajden: Besoj se së shpejti do të arrihet marrëveshje për lirimin e pengjeve nga Rripi i Gazës

Bajden: Besoj se së shpejti do të arrihet marrëveshje për lirimin e pengjeve nga Rripi i Gazës

Uashington, 20 nëntor 2023 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden sot theksoi se beson se së shpejti do të arrihet marrëveshje për lirimin e pengjeve që i mban Hamasi në Rripin e Gazës.

Hamasi mban nga 200 deri në 250 pengje izraelite në Rripin e Gazës, të cilët janë zënë rob më 7 tetor kur grupi islamik e sulmoi Izraelin.

Supozohet se Hamasi mban peng 239 persona nga 26 shtete.

Hamasi pohon se rreth 30 pengje janë vrarë gjatë bombardimin izraelit ndaj Rripit të Gazës.

"Uashington post" më 18 nëntor publikoi se Izraeli, SHBA-ja dhe Hamasi janë pajtuar për një Marrëveshje provë, me të cilin do të lirohen të gjitha pengjet në këmbim të armëpushimit të përkohshëm. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR