• e enjte, 18 korrik 2024

Baerbok nuk është për kthim të shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Gjermani

Baerbok nuk është për kthim të shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Gjermani
Berlin, 23 korrik 2022 (MIA) - Shefja e diplomacisë gjermane Analena Baerbok e hodhi poshtë mundësinë për kthim të shërbimit të detyrueshëm ushtarak në vend, edhe krahas faktit që lufta në Ukrainë, si konflikt më serioz në Evropë gjatë 70 viteve të fundit, zgjat tashmë pesë muaj. Baerbok konsideron se shërbimi ushtarak nuk ka kuptim në çështjet e sigurisë, "veçanërisht jo kur jemi në situatë kur një numër i caktuar i njerëzve - më të rinj, por edhe më të vjetër - thonë: duam të paraqitemi". Diplomatja e parë gjermane theksoi se për momentin nuk ka mjaftueshëm programe për trajnim dhe mjete për të gjithë ata të cilët duan të shërbejnë në forcat e armatosura gjermane, transmetoi DPA. Baerbok këto komente i tha në Munih, në fund të "turneut të dëgjimit", në të cilin ajo u angazhua që t'i dëgjojë qytetarët gjermanë për çështjet e sigurisë të cilat i tangojnë. Turneu korrespondon me përgatitjen e strategjisë së parë gjithëpërfshirëse për siguri kombëtare të cilën për Qeverinë gjermane e përgatit Ministria e Punëve të Jashtme. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR