Babai: Irani nuk do të lejojë që shefi i ANEB-it ta vizitojë vendin dhe të instalohen kamera në impiantet bërthamore
- Irani nuk do të lejojë që drejtori i Agjencisë ndërkombëtare të energjisë bërthamore (ANEB), Rafael Grosi të vizitojë vendin, tha sot nënkryetari i Parlamentit iranian, Hamidreza Haxhi Babai, në funeralin e personelit ushtarak iranian dhe shkencëtarëve bërthamorë në Teheran.
- Post By Fami Bajrami
- 14:21, 28 qershor, 2025
Teheran, 28 qershor 2025 (MIA) - Irani nuk do të lejojë që drejtori i Agjencisë ndërkombëtare të energjisë bërthamore (ANEB), Rafael Grosi të vizitojë vendin, tha sot nënkryetari i Parlamentit iranian, Hamidreza Haxhi Babai, në funeralin e personelit ushtarak iranian dhe shkencëtarëve bërthamorë në Teheran.
Babai, siç raportohet nga media, tha se "Irani vendos vijën e kuqe" dhe nuk do të lejojë që kamerat e agjencisë të instalohen në qendrat e saj bërthamore, sepse ka zëra se informacionet rreth objekteve bërthamore kanë mbërrit në Izrael.
foto: arkivi i MIA-s