• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bërnabiq nesër do t'i shpallë zgjedhjet lokale

Bërnabiq nesër do t'i shpallë zgjedhjet lokale

Beograd, 25 prill 2025 (MIA) - Kryetarja e Parlamentit serb, Ana Bërnabiq nesër paradite do t'i shpallë zgjedhjet lokale, kumtuan nga kabineti i saj.

Zgjedhjet do të shpallen për qytetet dhe komunat ku nuk u mbajtën më 17 dhjetor të vitit të kaluar, lajmëroi Beta.

Me qëllim që ato zgjedhje të mbahen më 2 qershor, së bashku me zgjedhjet në Beograd, Kuvendi paraprakisht e ndryshoi Ligjin për zgjedhje lokale që ishte marrëveshje mes pushtetit dhe një pjese të opozitës, përderisa pjesa tjetër e opozitës solli vendim të mos marrin pjesë në zgjedhje sepse konsiderojnë se nuk ka kushte për mbajtjen e tyre. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR