• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Avokati i popullit të Shqipërisë ngriti hetim për arrestimin e Ilir Metës

Avokati i popullit të Shqipërisë ngriti hetim për arrestimin e Ilir Metës

Tiranë, 28 tetor 2024 (MIA) - Avokati i popullit të Shqipërisë ngriti hetim administrativ për rastin me arrestimin e Ilir Metës, ish president i Republikës së Shqipërisë dhe lider aktual i Partisë së Lirisë opozitare.

"Ky hetim administrativ i referohet veprimeve të Policisë së Shtetit për mënyrën se si është kryer urdhëri i Prokurorisë Speciale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Hetimin e filluan kryesisht inspektorët e Avokatit të popullit pa pritur të marrin ankesë zyrtare nga Ilir Meta ose avokatët e tij", raportoi Ora Njuz.

Rasti po hetohet nga tre inspektorë të Avokatit të Popullit të cilët kanë shkarkuar videon ku shihet momenti i arrestimit të Metës nga operativë dhe pjesëtarë të njësisë speciale "RENEA".

Meta u arrestua në datën  21 të këtij muaji në hyrje të Tiranës, derisa po kthehej nga Kosova, me akuzën e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.Në përgjigje të akuzave të opozitës për "përdorim të tepruar të forcës gjatë arrestimit", Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se punonjësit e policisë i kanë thënë të zbresë nga makina, por ai ka refuzuar, është sjellë në mënyrë agresive dhe ka fyer efektivët.

Gjykata Speciale për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi dy ditë më vonë ta lë të pandryshuar masën e sigurisë "arrest me burg" për Metën, i cili po vuan masën në burgun "313", i cili konsiderohet si burg i sigurisë së lartë.

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR