• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Autoritetet venezueliane akuzuan katër gazetarë për terrorizëm

Autoritetet venezueliane akuzuan katër gazetarë për terrorizëm

Karakas, 8 gusht 2024 (MIA) - Autoritetet venezueliane akuzuan katër gazetarë për "terrorizëm" pasi ishin arrestuar gjatë kohës së trazirave paszgjedhore në vend, njoftoi sindikata lokale e gazetarëve.

Protestat shpërthyen në Venezuelë disa orë pasi presidenti Nikollas Maduro ishte shpallur fitues në zgjedhjet e 28 korrikut. 

"E dënojmë përdorimin e jashtëligjshëm dhe arbitrar të ligjeve antiterroriste në Venezuelë, veçanërisht kundër gazetarëve dhe fotoreporterëve gjatë kohës së protestave paszgjedhore në vend", thuhet në kumtesën e sindikatës venezueliane të punëtorëve medialë.

Pasi shpërthyen trazirat, fotoreporterët Jusner Alvarado dhe Dejsi Pena, si dhe xhiruesi Poll Leon dhe reporteri Hoze Gregorio Karnero, janë arrestuar, njoftoi sindikata. 

Gazetarëve u është ndaluar takimi me avokatët e tyre, shtohet në kumtesë. 

Për terrorizëm është paraparë dënim maksimal me 30 vite burg në Venezuelë.

Organizatat për të drejtat e njeriut thonë se të paktën 24 persona kanë ndërruar jetë gjatë protestave, ndërsa më shumë se 2.200 ishin arrestuar. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR