• e enjte, 18 korrik 2024

Autoritetet ukrainase: Janë rrëzuar 84 nga 99 dronë dhe raketa ruse, janë dëmtuar tre termocentrale

Autoritetet ukrainase: Janë rrëzuar 84 nga 99 dronë dhe raketa ruse,  janë dëmtuar tre termocentrale

Kiev, 29 mars 2024 (MIA) - Dronët rusë mbrëmë shënjestruan centrale në Ukrainën lindore dhe qendrore, deklaroi sot ministri ukrainas i Energjetikës, ndërsa forcat ajrore të vendit njoftuan se rusët hodhën 99 dronë dhe raketa në territorin ukrainas, nga të cilat arritën të shkatërronin 84.

Alarmi ajror është shpallur gjatë natës në të gjithë territorin e Ukrainës.

Varshava njoftoi se ka rritur mbikëqyrjen e hapësirës ajrore polake për shkak të rritjes së aktivitetit ajror.

Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se shkatërruan gjithsej 84 raketa ruse të lëshuara, prej të cilave 58 ishin drone "Shahed" nga prodhimi iranian dhe 26 raketa. 

Siç u tha mëngjesin e sotëm, pajisjet e tre centraleve janë dëmtuar rëndë dhe pas sulmit ka nisur menjëherë laergimi  i dëmeve.

 Ministri i Energjetikës German Galushçenko deklaroi se në një "sulm të fortë" sonte sulmet kishin për qëllim centralet energjetike në rajonet e Dnipropetrovskit, Poltavas dhe Çerkasit.

Guvernatori i rajonit të Dnipropetrovsk, Sergij Lisak, tha se gjatë natës forcat e mbrojtjes ajrore rrëzuan dhjetë dronë mbi zonën në rajonet e Pavlogradit, Krivi Rogut, Dnjeparit dhe Kajanskit.

Forcat e armatosura të Polonisë thanë se avionët e saj luftarakë ishin përplasur për të monitoruar hapësirën ajrore në përgjigje të sulmit me raketa ruse në Ukrainën perëndimore. qa

Foto: EPA

 

 

 



QËNDRONI TË LIDHUR