Autoritetet ukrainase: Është rrëmbyer edhe një funksionar i lartë nga ECB Zaporozhje
- Post By Fortuna Bakija
- 14:34, 11 tetor, 2022
Kiev, 11 tetor 2022 (MIA) – Agjencia shtetërore ukrainase për energji bërthamore i akuzoi forcat ruse për shkak të ndalimit dhe maltretimit të edhe një funksionari të lartë në termocentralin bërthamor Zaporozhje në jug të Ukrainës, që është nën kontrollin rus.
Në kumtesë thuhet se forcat ruse e kanë "rrëmbyer" zëvendësdrejtorin e përgjithshëm për burime njerëzore në Zaporozhje, Valerij Martiniuk dhe i bënë thirrje shefit të Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB), Rafael Grosi, i cili është për vizitë në Rusi, të sigurojë lirimin e tij. fb/