• e enjte, 26 dhjetor 2024

Autoritetet turke arrestuan 184 persona, duke përfshirë një prefekt, për shkak të ndërtesave të rrënuara nga tërmeti

Autoritetet turke arrestuan 184 persona, duke përfshirë një prefekt, për shkak të ndërtesave të rrënuara nga tërmeti

Ankara, 25 shkurt 2023 (MIA) - Të paktën 184 persona, kryesisht kontraktorë ndërtimi, janë arrestuar në Turqi në lidhje me ndërtesat e rrënuara pas tërmeteve shkatërruese në pjesën jugore të vendit, tha sot Ministri i Drejtësisë Bekir Bozdag.

Prefekti i qarkut Nurdag në provincën Gaziantep u arrestua gjithashtu, raportoi Anadolia. Prefekti Okesh Kavak është nga partia në pushtet e presidentit Rexhep Taip Erdogan.

Qeveria e Erdoganit, e cila është në pushtet për më shumë se 20 vjet, është kritikuar për injorimin e standardeve të dobëta të ndërtimit, të cilat mund të kenë kontribuar në numrin e lartë të vdekjeve prej më shumë se 44,000 vetëm në Turqi.

Në 11 provinca turke, tërmetet vdekjeprurëse të 6 shkurtit, të ndjekur nga afër 10,000 pasgoditje, dëmtuan më shumë se 173,000 ndërtesa dhe lanë gati 2 milionë njerëz të pastrehë, sipas të dhënave të qeverisë.

Prej atëherë, rajoni më i gjerë është goditur nga tërmete të mëdha. Sipas agjencisë së fatkeqësive AFAD, lëkundjet pritet të vazhdojnë edhe për dy vitet e ardhshme në Turqi.

Një tërmet me magnitudë prej 5.2 ballë goditi sot provincën e Anadollit të Turqisë, Nigde, njoftoi Qendra e Monitorimit të Tërmeteve Kandili. AFAD tha se nuk raportohet për dëme.

Epiqendra e tërmetit ishte në rajonin Bor, rreth 350 kilometra në perëndim të rajonit kufitar turko-sirian të shkatërruar nga tërmeti.

Qyteti më i madh i Turqisë, Stambolli, ka nevojë për një program urbanizimi urgjent për të rindërtuar ose forcuar ndërtesat, me vlerë rreth 40 miliardë dollarë, thanë zyrtarët.

Një tërmet i mundshëm prej mbi 7.5 gradë do të dëmtonte rreth 500,000 ndërtesa, të banuara nga 6.2 milionë njerëz, rreth 40 për qind e popullsisë së qytetit, sipas një raporti të vitit 2021, raportoi DPA. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR