• e enjte, 26 dhjetor 2024

Autoritetet separatiste në Nagorno Karabah do t'i shpërndajnë të gjitha institucionet më 1 janar të vitit 2024

Autoritetet separatiste në Nagorno Karabah do t'i shpërndajnë të gjitha institucionet më 1 janar të vitit 2024

Stepanakert, 28 shtator 2023 (MIA) - Autoritetet separatiste në Nagorno-Karabah sot, një javë pas ofenzivës së Azerbajxhanit, kumtuan se do t'i hspërndajnë të gjitha institucionet deri në janar të vitit 2024.

Dekreti i liderit të kësaj enklave paralajmëron shpërndarje të "të gjitha institucioneve dhe organizatave qeveritare më 1 janar të vitit 2024".

Në këtë mënyrë "Republika Nagorno-Karabah do të ndlaojë së ekzistuari", shtohet në kumtesë.

Ky hap pason pasi që Azerbajxhani filloi ofenzivë të rrufeshme për ta kthyer kontrollin e plotë ndaj rajonit të vet të shkëputur dhe kërkoi që ushtarët armenë në nagorno-Karabah t'i dorëzojnë armët dhe të shpërndahet qeveria separatiste. ab/

foto: Uikipedia

QËNDRONI TË LIDHUR