Autoritetet ruse shpallën gjendje të jashtëzakonshme në Ishujt Kurile veriore, Shangai nën kërcënim ushtarak
- Autoritetet ruse shpallën gjendje të jashtëzakonshme në Ishujt Kurile veriore, të cilat tashmë u goditën nga valët cunami të shkaktuara nga tërmeti që i goditi brigjet e paqësorit paraprakisht sot, kumtuan agjencitë.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:40, 30 korrik, 2025
Moskë/Shangai, 30 korrik 2025 (MIA) - Autoritetet ruse shpallën gjendje të jashtëzakonshme në Ishujt Kurile veriore, të cilat tashmë u goditën nga valët cunami të shkaktuara nga tërmeti që i goditi brigjet e paqësorit paraprakisht sot, kumtuan agjencitë.
"Me urdhër të guvernatorit të rjaonit, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në rajonin Verior-Kuril, ku sot ndodhi tërmet dhe cunami. Rreth 2.400 njerëz jetojnë në rajonin verior Kuril. Banorët janë evakuuar. Nuk ka raportime për dëme serioze apo të lënduar", kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë rajonale.
Në metropolin kinez Shangai, mbi 280.000 njerëz janë evakuuar, ndërsa qindra fluturime dhe shërbime me feribot janë anuluar: janë vendosur edhe kufizime preventive të shpejtësisë së lëvizjes në rrugë dhe hekurudha për shkak të ciklonit tropik që po i afrohet qytetit.
Stuhia, e quajtir Ko Mai, arriti deri në brigjet në afërsi të portit Zhoushan në krahinën Xexhijang, sot në orët e hershme të mëngjesit, ndërkaq pak pas pasoi paralajmërimi për cunami për tërmet të fuqishëm në Lindjen e largët ruse, që shkaktoi frikë nga valë më të mëdha se që pritej përgjatë brigjeve kineze.
Edhe pse erërat e Ko Mai janë më të dobëta se ato të tajfuneve, kryeqyteti financiar i Kinës dhe qytetet e tjera përgjatë lumit Jangce vendosën të mos ndërmarrin kurfarë rreziqesh.
Së paku 640 fluturime janë anuluar në dy aeroportet në Shangai, përfshirë 410 në Pudong dhe 230 në Hongkijao. Probleme ka edhe në aeroportet e tjera lokale: 75 për qind e fluturimeve janë anuluar në Zhoushan.
Të gjitha shërbimet me tragete janë suspenduar, ndërsa shoferët janë këshilluar të mos e tejkalojnë shpejtësinë prej 60 km/h në autostrada, kumtuan mediumet lokale.
Parqet Diznilend dhe Legolend mbeten të hapura, por disa atraksione në Legolend janë mbyllur për shkak të kushteve të motit.
Shangai rrallë goditen hga tajfunë të fuqishëm, të cilët zakonisht i godasin pjesët më jugore të Kinës.
Tajfuni më madh që e goditi kryeqytetin financiar të Kinës në vitet e fundit ishte Bebinka vitin e kaluar, që ishte më i fuqishmi prej vitit 1949.
Pas Xhoushan, meteorologët presin Ko Mai sërish të arrijë në tokë, kësaj radhe më afër Shangait.
Stuhia përputhet me tërmetin me manjitudë prej 8,8 ballëve në Kamçatkë, Rusi, që u regjistrua në rreth 4.000 kilometra largësi.
Pritet që cunami i shkaktuar nga tërmeti të ketë "pasoja shkatërruese" për disa rajone bregdetare të Kinës, përfshirë Shangain dhe Xhoushanin.
Ministria për resurse natyrore kumtoi se është dhënë paralajmërim për cunami në të dy qytetet, me valë prej rreth një metër.
Japonia paraprakisht dha paralajmërim për brigjet e veta në Paqësor për valë prej rreth tre metrave.
Cunamit e shkaktuar nga tërmetet mund të udhëtojnë mijëra kilometra nëpër oqean pa e humbur fuqinë e vet.
Mbi 50 goditje të njëpasnjëshme, shumica prej të cilave shumë të dobëta për t'u ndier, u regjistruan pas tërmetit në Kamçatkë. ab/
fotо: МIА arkivi