• e premte, 27 dhjetor 2024

Autoritetet ruse liruan dhjetëra të huaj të kapur në Ukrainë

Autoritetet ruse liruan dhjetëra të huaj të kapur në Ukrainë
Riad, 21 shtator 2022 (MIA) - Autoritetet ruse, me ndërmjetësimin e Arabisë Saudite, liruan dhjetë robër lufte nga Ukraina, mes tyre amerikanë dhe britanikë. Të gjithë u liruan si pjesë e një shkëmbimi të robërve të luftës midis Moskës dhe Kievit. Vetë lirimi u krye me ndërmjetësimin personal të princit saudit, Mohamed bin Salman. Përveç pesë britanikëve dhe dy amerikanëve, Rusia liroi edhe një shtetas të Suedisë, Kroacisë dhe Marokut, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite. Një përfaqësues i autoriteteve saudite tha se të burgosurit e luftës të liruar me aeroplan  janë dërguar në Arabinë Saudite. Kryeministrja britanike Liz Tras përshëndeti lirimin e të burgosurve britanikë të luftës. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR